Kapiteni i një trageti është nën hetim pasi shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në portin e Durrësit, thotë policia.
43-vjeçari, banues në Bari të Italisë nisi të hetohej sepse pasi pastroi mjetin lundrues që drejtonte hodhi mbetjet e pastrimit në det.
Vepra penale që rëndon mbi të është “Ndotje e ujërave” dhe të gjitha materialet për të hetuar çështjen i kanë kaluar Prokurorisë Durrës.