UBT News

Dumoshi pas takimit me Rexhepagiqin: Lum ne që të kemi

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka pritur sot në takim kantautorin e mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi. Ministrja Dumoshi i ka kërkuar Rexhepagiqit të rikthehet me këngë të reja.

“Me Armend Rexhepagiqi, ikonën e Prishtinës, mikun tim të mijëvjeçarit të kaluar. Folëm pak për të shkuarën, për Prishtinën ku jemi lind e rritë, për dinamikën e sotme për trendin me të cilin po zhvillohet kultura në Kosovë dhe veçanërisht për organizimin e koncerteve që do të pasuronin jetën tonë kulturore. Shfrytëzova rastin që miqësisht në emër të të gjithë adhuruesve të këngës së tij, ta lus të na vijë sa më shpejtë me këngë të reja. Armend, lum ne që të kemi”, ka shkruar Dumoshi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version