UBT News

Dumoshi: Krasniqi erdhi në Kosovë me titullin e kampionit të botës në boks

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e ka pritur sot në takim Robin Haxhi Krasniqin, kampionin e botës në boks.

Dumoshi i ka ndarë mirënjohje Krasniqit për të arriturat kulmore në boks dhe promovimin e vlerave sportive të Kosovës, si dhe i ka dhuruar replikën e kokës së Erosit të fjetur, që u zbulua në Ulpianë, shek.2.

“Robin Haxhi Krasniqi erdhi në Kosovë me titullin e Kampionit të Botës në Boks. E nderuar ta pres sot në zyrën time dhe të ndaj me të emocionin e jashtëzakonshëm që na e dha fitorja e tij e madhe.Robinit i ndava mirënjohje për të arritura kulmore në boks dhe promovimin e vlerave sportive të Kosovës si dhe i dhurova replikën e kokës së Erosit të fjetur, e zbuluar në Ulpianë, shek.2.Shpallja e tij kampion bote i bëri të ndihen kampionë të gjithë shqiptarët anembanë.Suksese e fitore të reja, kampion!”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version