UBT News

Dumoshi: Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare Ismet Peja, ikona e muzikës popullore. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Peja.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja. Emri i ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi. Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë. Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”!”, shkroi mes tjerash Dumoshi.

Dumoshi deklaroi Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar./UBTNews

Exit mobile version