Ylli ndërkombëtar me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 25-të.
Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë, teksa për një prej urimeve më të veçanta duket të jetë kujdesur motra e saj, Rina.
Ajo vendosi që në ditëlindjen e 25-të të motrës, të publikojë disa fotografi nga e kaluara, kur të dyja ishin shumë të vogla dhe të panjohura për publikun.