UBT News

Dua paditet për publikimin e një fotografie “pa leje”

Ndaj këngëtares shqiptare, Dua Lipa është bërë padi për shkak se ka publikuar në Instagram një fotografi të saj “pa leje” që u realizua nga paparacët.

Sipas dokumenteve të gjykatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ylli ishte fotografuar në aeroport në shkurt të vitit 2019, fotografi të cilën ajo e shpërndau “pa leje apo autorizim”.

Integral Images thotë se Lipa përfitoi nga ajo fotografi, pasi burimi i saj në Instagram vepron si një mjet marketingu për muzikën e saj.

Nga Dua po kërkohet dëshpërblim prej 108 mijë dollarëve. Po ashtu kompania po kërkon një urdhër që e ndalon këngëtaren nga veprimet e mëtejshme të shkeljes si dhe shpenzimet ligjore.

Këngëtarja publikoi fotografinë më 7 shkurt 2019, rreth katër ditë pasi u fotografua.

Integral Images aplikoi për të drejtat e autorit të fotografisë dhe kërkesa u aprovua më 20 shkurt 2021 – pas postimit të Dua Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Nga kompania thonë se Dua “me vetëdije” publikoi fotografinë në rrjete sociale pa leje, dhe synoi që përmes kësaj fotografie të përfitonte./UBTNews

Exit mobile version