Hiti i saj “Levitating”, është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.
Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.“Levitating” është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve.
Lipaka ndarë lajmin me fansat në rrjetin e saj social,Instagram. Aktualisht ajo ndodhet në turneun “Future Nostalgia”, koncertet e të cilit fillimisht kanë nisur në Amerikë./Lapsi.al