Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore.
Pothuajse të gjitha projektet e saj të fundit janë duke u bërë virale në rrjet, duke marrë miliona klikime, shkruan Mirror.
Krijuesja e albumit “Future Nostalgia” së fundmi është shfaqur në tapetin e kuq të “Brit Awards 2021”, duke marrë vëmendje të madhe.
Ajo zgjodhi që të vishet me stilin e të ndjerës, Amy Winehouse, ndërsa theksoi edhe fizikun e formësuar.
Flokët i kishte të kapura lart kokës, kurse për makijazh shkoi me disa nuanca shumë të hapura.
Dua përndryshe është nominuar në tre kategori të “Brits”.