UBT News

Dua Lipa po punon në albumin e tretë, thotë se do të jetë ndryshe

Superylli Dua Lipa konfirmoi se po punon fort në albumin e saj të tretë, teksa u shpreh se ky album do të jetë befasi për fansat kur ta dëgjojnë materialin e pop këngëtares.

“Kam shkruar shumë tekste këngësh”, ka treguar Lipa në fillim të javës për gazetën, “The Wall Street Journal.

Edhe pse tha se albumi i saj i tretë është ende në fazat e hershme dhe se nuk po ngutet në finalizimin e tij, Lipa tha se albumi po merr formë dhe shumica e këngëve janë incizuar.

“Ka një vizion. Një emër. Mendoj – për tani. Thjesht ka qenë argëtuese të eksperimentoja me këtë incizim. Unë gjithmonë do të bëjë muzikë pop, por këngët e reja e kanë një tingull më unik, gjë që është tejet emocionuese për mua dhe duket se është diçka krejt ndryshe nga albumi i kaluar”, ka deklaruar superylli.

Këngëtarja deklaroi se ndryshimi i stileve në secilin album është evident, dhe se albumi i radhës mund t’i largojë fansat të cilët mund të jenë tërhequr nga “Future Nostalgia”.

“Sinqerisht, nuk është diçka që fansat e mi duan ta dëgjojnë”, deklaroi ajo duke bërë shaka.

“Future Nostalgia” u publikua në mars të vitit 2020./UBTNews

Exit mobile version