UBT News

Dua Lipa po bëhet gati për muzikë të re, vlerëson fansat për suksesin e “Levitating”

Albumi i Dua Lipës, “Future Nostalgia”, dhe këngët e saj dominuan listat në vitin 2020, dhe këtë vit, kënga e saj “Levitating” kaloi kaq shumë javë në nivelet e larta të top-listave, saqë u bë kënga numër një e Billboard Hot 100, përcjell UBT News.

Po a është duke përgatitur muzikë të re ylli me origjinë nga Kosova?

Dua i tha Billboard-it duke qeshur se ajo “ndoshta është duke punuar në mënyrë aktive në ndonjë muzikë të re”, por këmbënguli se nuk mund të zbulojë “absolutisht asgjë”. Megjithatë, ajo pranon: “Jam vërtet e emocionuar. Ndihem si në shtëpinë time në studio. Nuk ka ku të jem më mirë”.

“Pra, gjatë kësaj kohe që kam qenë në shtëpi në Londër, ishte thjesht e mrekullueshme të hyja dhe të shkruaje, të eksperimentosh dhe të provoja gjëra të reja” vazhdon ajo. “Unë jam shumë e emocionuar për muzikën e re, po”.

Sa i përket suksesit të “Levitating”, Dua theksoi, “Vërtet, janë fansat dhe të gjithë ata që sapo e kanë dëgjuar – thjesht e kanë bërë të tyren, kështu që unë jam vërtet krenare për këtë. Gjithmonë kam dashur që këngët e mia të gjejnë një shtëpi me njerëz të ndryshëm, kështu që jam e lumtur që kënga ime e bëri këtë”.

Ende nuk dihet ndonjë datë e ndonjë lansimi, megjithatë Dua bëri të ditur se është duke punuar për këtë./UBTNews/

Exit mobile version