UBT News

Dua Lipa më në fund po rikthehet në skenë me një turne!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, shënoi një sukses të madh me albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”, transmeton UBT News.

Megjithëse ishte kohë pandemie dhe ishte e pamundur të realizohej turne gjatë marsit të vitit të kaluar kur u publikua albumi, Lipa ka filluar përgatitjet të rikthehet në shkurt të vitit 2022.

Kjo falë faktit se albumi ishte mirëpritur në të gjithë botën, madje së fundi kënga “Levitating” theu rekord qëndrimi në top-listat botërore me më shumë se 35 javë rresht.

Në një postim të Duas në Instagram, ajo ka treguar datat e turneut të ardhshëm, e që do të mbahet në 27 vende të Amerikës.

Dua u shpreh e entuziazmuar që do të shoh fansat e saj përsëri, ndërkohë që njoftoi edhe këngëtaret që do të iu bashkohen turneut si reperja Megan Thee Stallion, Caroline Polachek, dhe Lolo Zouaï./UBTNews

Exit mobile version