UBT News

Pas dy vitesh, Dua Lipa më në fund nis turneun e saj ‘Future Nostalgia’

Dua Lipa ndezi skenën në turneun e saj Future Nostalgia i cili nisi në Miami të Floridës, përcjell UBT News.

Dua u detyrua të shtyjë turneun Future Nostalgia, të quajtur sipas albumit të saj të dytë, për shkak të shqetësimeve rreth pandemisë së koronavirusit në mars të vitit 2020.

Future Nostalgia në mars të vitit 2021 fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal pop dhe kënga e saj kryesore Don’t Start Now arriti sukses të madh, duke përfshirë nominimet e Grammy për Rekordin e Vitit, Këngën e Vitit dhe Performancën më të Mirë Solo Pop.

Dua fillimisht njoftoi turneun e saj Future Nostalgia në dhjetor të vitit 2019, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19, përcjell UBT News.

Turneu, i cili filloi të mërkurën në Miami, do të përfundojë në nëntor në Perth të Australisë.

Turneu Future Nostalgia po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï do të i’u bashkohen Duas gjatë disa datave në turne si artiste mbështetëse./UBTNews/

Exit mobile version