UBT News

Dua Lipa madhështore në videoklipin e ri

Dua së fundi ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, të cilat janë sekuenca nga videoklipi i saj i ri.

Në fotot e publikuara dhe nga traileri i videoklipit muzikor i cili pritet të lansohet sot, Dua duket si pjesë e ndonjë kampanje për një shfaqje televizive të frymëzuar nga Marie Antoinette.

Duke qëndruar në atë që duket të jetë një kështjellë franceze, Dua shihet me një fustan ‘mbretërorë’. Por në vend që të mbajë një kurorë, Lipa zgjodhi vathë dhe një varëse smeraldi./UBTNews

Exit mobile version