Ditë më parë, ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar videoprojektin më të ri muzikor, “We’re Good”.
Ndonëse ka vetëm pak ditë që kur u lansua, ky videoprojekt i Duas po pritet shumë mirë nga fansat e saj.

Këngët e saj dëgjohen mjaft shumë, madje ajo është artistja më e dëgjuar në platformën “Spotify”.
“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në njoftim.
Në shitje ka dalë edhe versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”./UBTNews