UBT News

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion me bashkëpunim

Ylli Dua Lipa dhe rep-artistja e famshme amerikane, Megan Thee Stallion, po bëhen gati ta shërbejnë një dozë të ëmbëlsisë për fansat e tyre.

Të dielën Lipa ndau një klip nga bashkëpunimi i saj me rep-artisten. Kënga titullohet “Sweetest Pie” dhe pritet të lansohet më 11 mars (të premten).

Fansat që do të marrin pjesë në turneun “Future Nostalgia” do të kenë shancën të dëgjojnë këngët live, derisa edhe Megan do t’i bashkohet asaj në koncertet në Denver, Tulsa dhe Phoenix më 15, 17 dhe 20 mars./UBTNews/

Exit mobile version