UBT News

Dua Lipa mbështet planin përzgjedhës për Eurovision 2022

BBC ka zbuluar metodën e re përzgjedhëse për Eurovision 2022. Ekipi që qëndron pas Dua Lipës e disa yjeve të tjera, do të zgjedhë aplikantin që do të reprezantojë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton UBT News.

Studiot e BBC, të cilat e prodhojnë mbulimin e Eurovisionit, tani do të bashkëpunojnë me TaP Music – kompania e menaxhmentit dhe publikimit të muzikës globale prapa yjeve si Dua Lipa, Lana Del Rey, Leigh-Anne Pinnock dhe Ellie Goulding.

Dua Lipa ka mbështetur metoden e re të përzgjedhjes. Diva e muzikës pop tha, “Unë jam një britanike krenare, ndërsa jam edhe një kosovare krenare. Unë jam e lumtur që po e jap menaxherin tim për këtë. Unë do t’i inkurajoj ata!”

Dua Lipa është duke e shijuar suksesin aktual të këngës, “Cold Heart”, një bashkëpunim me legjendën e muzikës pop, Elton John, përcjell UBT News.

Elton John tha, “Nuk ka shumë evente televizive që janë të mëdha dhe global si Eurovisioni, kështuqe ka qenë një mundësi e mrekullueshme për ne që t’i kujtojmë botës edhe njëherë për thellësinë dhe diversitetin e talentit tonë”.

Vokalistja e The Spice Girl, Mel C, pati gjithashtu komente mbështetëse. “Britanezët bëjnë muzikë pop fantastike. Jo vetëm kjo, ne e zbuluam këtë! A nuk është koha që ne të fillojmë t’i tregojmë pjesës tjetër të Evropës cka mund të bëjmë kur të bëhet fjalë për Eurovision”.

Sa i përket asaj se kush do ta reprezantojë Mbretërinë e Bashkuar, ende nuk është vendosur, por Ben Mawson tha se do të zgjedhet një artist i cili do të reprezantojë Britaninë në mënyren më të mirë të mundshme./UBTNews/

Exit mobile version