Dua Lipa vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën. Krahas shumë vlerësimeve, albumi “Future Nostalgia” vazhdon të korrë një sukses të jashtëzakonshëm.
Albumi i vlerësua si më i dëgjuari në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify. Por së fundmi, është bërë albumi i parë i një artisteje që për gjashtë muaj me radhë ka qëndruar në listën e 10-es më të mirë në Billboard 200.
Ishte Mike Adam, që e bëri me dije lajmin.
“’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që qëndroi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi ai./ KultPlus