Drake ka zbuluar kopertinën e albumit të tij të ri, “Certified Lover Boy”, që u krijua nga artisti britanik, Damien Hirst.
Në kopertinë shfaqen emotikone të 12 grave shtatzëna me tone të trupit të ndryshme. Këtë e postoi Drake të hënën në llogarinë e tij.
Artisti zbuloi se ky album do të lansohet më 3 shtator. Fillimisht ishte paraparë që ky album të lansohej në janar të vitit 2021.

Në prill të vitit të kaluar, reperi lansoi “Dark Lane Demo Tapes”, një përzierje e 14 këngëve, ku shfaqen edhe Chris Brown, Giveon, Young Thug dhe Playboi Carti./UBTNews