Të premten e kaluar, Drake publikoi albumin e tij të shtatë në studio, “Honestly, Nevermind”.
Që nga publikimi i tij, albumi me 14 këngë ka marrë komente të ndryshme, me disa që shprehin zhgënjimin për muzikën që reperi vendosi të nxjerrë. Mirëpo, Drake i ka mirëpritur kritikat dhe ka organizuar një festë për albumin.
“Është gjithçka mirë nëse nuk është në pritshmëritë tuaja. Është në rregull. Kjo është ajo që ne bëjmë. Ne presim që ju të arrini ta kuptoni dhe të filloni ta pëlqeni. Megjithatë, ne jemi këtu. Ne tashmë kemi nisur projektin tjetër”, përfundon videoja me reperin duke kënduar këngën e tij tashmë virale, “Calling My Name”.
Një orë para publikimit, artisti shkoi në emisionin e tij të ri radiofonik Sound42 SiriusXM “Table For One”, për të folur për “Honestly Nevermind” dhe tha se procesi i regjistrimit “na mori rreth gjashtë ose shtatë muaj për ta bërë, ndoshta”.
Drake luajti gjithashtu disa këngë të tjera të reja në “Table For One” – e para prej të cilave ishte një cover e “Confusion” të Keinemusik. Kënga e dytë ishte balada e pianos “I Could Never”./Lapsi.al