Reperi i mirënjohur, Drake hoqi dorë nga nominimet “Grammy” për albumin e tij të fundit “Certified Lover”.
Sipas mediave të huaja, vendimi u mor me kërkesë të reperit dhe menaxhmentit të tij. Arsyet ende janë të paqarta, kurse përfaqësuesit e reperit ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë. Megjithatë arsyeja që mund ta ketë shtyer reperin është ajo që vitin e kaluar ai i ka kritikuar ashpër organizatorët e kësaj ceremonie që nuk e kanë nominuar reperin “The Weeknd”.
Albumi i tij ishte nominuar në dy kategori të këtyre shpërblimeve, “Albumi më i mirë rep” dhe “Performanca më e mirë rep” për hitin e tij, “Way 2 Sexy”./UBTNews