Reperi dhe producenti, Dr Dre, një nga yjet më të suksesshëm dhe më me ndikim të hip-hopit, po trajtohet në spital pasi përjetoi aunerizëm të trurit.
Bëhet e ditur se 55-vjeçari u dërgua në spitalin e Los Angelesit të hënën.
Në Instagram ai shkroi se po e merr veten dhe falënderoi stafin mjekësor për punën e palodhshme.
Miqtë dhe kolegët e tij i uruan shërim të shpejtë./UBTNews