UBT News

Dr. Dre ka arritur marrëveshje për të shitur katalogun muzikor për mbi 200 milionë dollarë

Dr Dre po synon të bëhet një miliarder ‘self-made’.

Reperi legjendar është afër një marrëveshjeje për të shitur katalogun e tij muzikor dhe sipërmarrjet e transmetimit për më shumë se 200 milionë dollarë, raportoi Variety, transmeton UBT News.

Dre, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 820 milionë dollarësh, thuhet se do të nënshkruajë për t’ia dorëzuar pronësinë Shamrock Holdings dhe Universal Music Group.

Sipas raportit, paketa e bashkëthemeluesit të Beats Electronics do t’i sjellë atij 10 milionë dollarë në vit.

Paketa thuhet se nuk përfshin të drejtat e pronësisë për labelin Aftermath, të cilën Dre e zotëron bashkë me Interscope Records./UBTNews/

Exit mobile version