Dr Dre po synon të bëhet një miliarder ‘self-made’.
Reperi legjendar është afër një marrëveshjeje për të shitur katalogun e tij muzikor dhe sipërmarrjet e transmetimit për më shumë se 200 milionë dollarë, raportoi Variety, transmeton UBT News.
Dre, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 820 milionë dollarësh, thuhet se do të nënshkruajë për t’ia dorëzuar pronësinë Shamrock Holdings dhe Universal Music Group.
Sipas raportit, paketa e bashkëthemeluesit të Beats Electronics do t’i sjellë atij 10 milionë dollarë në vit.
Paketa thuhet se nuk përfshin të drejtat e pronësisë për labelin Aftermath, të cilën Dre e zotëron bashkë me Interscope Records./UBTNews/