UBT News

Donjeta Sadiku lufton sot për finale në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, sot me fillim nga ora 18:00 do t’i rikthehet ringut, e cila do të përballet me synimin e vetëm për të arritur në finale të Kampionatit Botëror të boksit për femra “Stamboll 2022”.

Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku në gjysmëfinale të këtij Botërori do të përballet me boksieren amerikane, Shakiyla Rashida Ellis.

Shakiyla Rashida Ellis fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në vitin 2019.

Deri tani, Donjeta e ka siguruar medaljen e bronztë në këtë Botëror sepse ka fituar tri meçet e kaluara duke mposhtur bindshëm 5:0 kundërshtaret boksiere nga Japonia, Kongo dhe Tajpei.

Sadiku është në formën e saj të mirë dhe e vërtetoi se është e gatshme që t’i sjellë Kosovës edhe medaljen e artë nga kjo garë. /UBTNews/

Exit mobile version