Ylli i muzikës, Dolly Parton të martën e mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Ajo e interpretoi hitin “Jolene”, teksa po e merrte dozën e pare të vaksinës.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, po ju lutem, mos hezitoni. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, sepse kur vdisni, do të jetë shumë vonë”, tha ajo duke iu përshtatur hitit të madh që e shkroi dhe incizoi në vitin 1973.
Krahas humorit, Parton dha edhe një mesazh për fansat e saj: “Jam shumë e lumtur. Ka kohë që po e prisja”, tha ajo.
“Jam e moshuar dhe e mençur mjaftueshëm ta marrë vaksinën. Po mundohem të jem qesharake tani, por jam vërtetë serioze rreth vaksinës. Mendoj se të gjithë duam t’i kthehemi normalitetit, pavarësisht se çfarë është”, deklaroi ajo.
Çështja e marrjes së vaksinave është goxha problematike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përderisa presidenti Joe Biden premtoi se do të ketë mjaftueshëm vaksina për çdo të rritur, sondazhet kanë treguar se1/3 e popullsisë hezitojnë ta marrin vaksinën./UBTNews