Netflix njoftoi se dokumentari i Kanye West “jeen-Yuhs: A Kanye Trilogy” do të publikohet më 16 shkurt. Dokumentari do të përshkruajë në tërësi karrierën shumëngjyrëshe dhe ndonjëherë edhe të diskutueshme të reperit.
“Akti i parë” i serialit do të transmetohet gjithashtu në kinema më 10 shkurt dhe do të sjellë pamje të papublikuara më parë të Kanye në studio dhe duke performuar.
Filmi është me regji të Coodie dhe Chike, që janë përgjegjës për shumicën e këngëve të tij, përfshirë këtu “Jesus Walks” and “Through the Wire”.
Në një trailer të sapo publikuar për dokumentarin, shfaqet Kanye në studio në vitin 2002 duke diskutuar se a është gjeni apo jo./UBTNews