UBT News

Dje u shënua Dita Ndërkombëtare e Muzeve në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Në kuadër të 18 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Kombëtar i Kosovës organizoi dje një sërë aktivitetesh me temën “Museums uniting a divided world”.

Aktiviteti përfshiu një panel diskutimi në dy sesione, ku u trajtua roli i muzeve në ndërtimin e paqes, dialogut kulturor dhe krijimin e hapësirave edukative për brezat e rinj.

Paneli u hap nga zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, të cilat theksuan rëndësinë e muzeve në ruajtjen e kujtesës dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor.

Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe temat që lidhen me identitetin kombëtar, sfidat kuratoriale dhe përfshirjen e komunitetit në aktivitetet muzeore.

Ky aktivitet u cilësua si një mundësi e rëndësishme për reflektim dhe shkëmbim idesh mbi rolin e muzeve në shoqëri.

Exit mobile version