UBT News

Djali i reperit Drake – befasia e natës në Billboard Music Awards

Adonis, djali i reperit Drake, ishte befasia e natës në Billboard Music Awards, të dielën, duke e shoqëruar babain e tij në skenë teksa po e pranonte çmimin “artisti i dekadës”.

Duke e mbajtur djalin e tij, reperi tha: “Këtë çmim ta dedikoj ty”. Trevjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena.

The Weeknd triumfoi në këtë mbrëmje me dhjetë çmime. Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, la gjurmë në Billboard Music Awards, meqë më herët kishte marrë nëntë trofe./UBTNews

Exit mobile version