Milani do të njoftojë se Paulo Fonseca është trajneri i tyre i ri sot me një kontratë trevjeçare, teksa Zlatan Ibrahimovic mban konferencën e tij të parë për shtyp. Vendimi për emërimin e teknikut portugez ishte marrë javë më parë, pasi Stefano Pioli kishte ndërprerë kontratën me pëlqimin e dyanshëm, por konfirmimi u vonua deri më sot.
Raportohet se Fonseca nënshkroi një kontratë trevjeçare deri në qershor 2027, në vend të një marrëveshje dyvjeçare me opsion zgjatjeje për një të tretë. 51-vjeçari do të fitojë 3 milionë euro në sezon në San Siro.
Ky është një rikthim në Serie A për Fonsecan, i cili ishte në Romë nga 2019 në 2021, më pas pati një periudhë dyvjeçare në Francë me Lille. Së bashku me njoftimin për emërimin e trajnerit të ri. Zlatan Ibrahimovic do të mbajë konferencën e sotme për shtyp.
Ish-sulmuesi thuhet se ka luajtur një rol kryesor në zgjedhjen e Fonseca-s dhe gjithashtu mund të japë disa zbulime mbi strategjinë e transferimeve, pasi negociatat vazhdojnë me sulmuesin e Bolonjës, Joshua Zirkzee.
Ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratë, kështu që e vetmja çështje është komisioni i kërkuar nga agjenti Kia Joorabchian. /UBTnews/