Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 52 kg, Distria dominoi plotësisht ndaj çekes Tereza Bodnarova, duke fituar me “Waza-ari”.
Si bartëse e parë në kategorinë e saj, Distria ishte e lirë në xhiron e parë dhe tashmë vazhdon rrugëtimin drejt zonës së medaljeve. Sot në tatami pritet të dalin edhe Fatjona Kasapi (52 kg) dhe Erza Muminoviq (48 kg).
Gara në Gjeorgji ka mbledhur rreth 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme, ku Kosova përfaqësohet me ekipin e saj elitar. Garimi për xhudistët tanë do të vijojë edhe të premten, ku në tatami do të zbresin Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
