Një kompani e quajtur Digital Wellnes prezantoi një produkt të quajtur Plani Ushqimor sipas ADN-së.
Ky plan duket i thjeshtë: ju regjistroheni online dhe pastaj ngarkoni të dhënat tuaja nga AncestryDNA ose 23andMe, dy shërbime që u prezantojnë njerëzve profilet gjenetike në thellësi. Plani ushqimor sipas ADN-së analizon rezultatet e këtyre testeve dhe pastaj, ju tregon menjëherë se ç’duhet të bëni për të humbur peshë, sipas ADN-së.
Themeluesi i Planit dietologjik sipas ADN-së, Scott Pen, ka treguar për revistën Health se programi merr parasysh më shumë se 100 aspekte të ADN-së së një konsumatori, pastaj i distilon ato në 20 këshilla për atë individ.
Secili konsumator merr plane vaktesh të personalizuara, lista ushqimore, recetash madje dhe rutina stërvitore. Aplikacioni i programit përmban një opsion që lejon përdoruesit të skanojnë barkodin e një artikulli ushqimor dhe të lexonë se ç’thotë plani ushqimor sipas ADN-së për të.
Sipas Penn, plani analizon gjenet e një klienti për ta lajmëruar individin për çdo ndjeshmëri. Plani gjithashtu merr parasysh gjenet që lidhen me konsumin e alkoolit të sigurt.
Plani ju bën të ditur nëse keni tendencë të shqetësoheni emocionalisht kur jeni të uritur—e njohur ndryshe si ndjenja e varësisë.
Por ç’mendojnë nutricionistët për këtë plan?
Keri Gans shprehet për revistën Health se një plan i caktuar ushqimor nuk funksionon për të gjithë dhe personalizimi në një farë mase është i rëndësishëm. Megjithatë, sipas tij, në përpjekjet për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme, nuk duhet domosdoshmërisht një plan i ri dietologjik. Gjithsesi, duhet të bisedoni me mjekun tuaj dhe t’i tregoni atij listën e ushqimeve që ju sugjeron plani, u shpreh Gans./neps.al