UBT News

Diébédo Francis Kéré, afrikani i parë që fitoi çmimin kryesor të arkitekturës

Diébédo Francis Kéré me prejardhje nga Burkino Faso, u bë afrikani i parë që fitoi çmimin prestigjioz Prizker, që shpesh konsiderohet si Çmimi Nobel i arkitekturës.

Puna e tij shumë e vlerësuar, përfshirë struktura të përhershme dhe të përkohshme, është ngritur në vendin e tij të lindjes, por edhe në Afrikë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

56-vjeçari u ndje i privilegjuar që mori atë që njihet si çmimi më i njohur i arkitekturës, duke e përshkruar veten si “njeriu më i lumtur në planet”. Por udhëtimi i tij i gjatë dhjetëvjeçar në krye të fushës së tij s’ishte aspak i thjeshtë, me mundësi të kufizuara në fshatin e tij.

“U rrita në një vend ku s’kishte çerdhe, po ku komuniteti konsiderohej si familje. Më kujtohet dhoma ku ulej gjyshja dhe tregonte histori në pak dritë, ndërsa ne mblidheshim pranë njëri-tjetrit dhe zëri i saj brenda dhomës na mbyllte, duke na thirrur të afroheshim dhe të krijonim një vend të sigurt. Kjo ishte ndjenja ime e parë e arkitekturës”, theksoi ai.

Në moshën 7-vjeçare, Kéré e gjeti veten në një klasë me mbi 100 studentë.

Si fëmija i parë në komunitetin e tij që ka ndjekur shkollën, kjo përvojë e objekteve të dobëta të ndërtimit ishte frymëzimi i tij më i hershëm për të përmirësuar jetën arsimore të fëmijëve të Burkina Fasos, duke përdorur arkitekturën.

Vite më vonë dhe pas studimeve në Gjermani, ëndrra e tij u bë realitet. Kéré që projektoi një shkollë fillore në fshatin e tij të lindjes, Gando, si ndërtesën e tij të parë në vitin 2001. Në ndërtimin e saj kontribuan edhe vendasit./UBTNews/

Exit mobile version