UBT News

Diana Ross vjen me album pas 15 vitesh

DUBLIN, IRELAND - MARCH 10: Singer Diana Ross performs at The Point Theatre March 10 2004 in Dublin, Ireland. (Photo by ShowBizIreland/Getty Images)

Ikona e muzikës soul, Diana Ross do ta publikojë albumin e parë pas 15 vitesh. “Thank You”, është albumi i saj që e ka realizuar në studion e shtëpisë së saj gjatë kohës së pandemisë.

“Ky koleksion i këngëve të mia është dhuratë nga unë për ju. Jam tejet e lumtur që pata mundësinë të incizojë këngë në këtë kohë”, deklaroi ajo.

Ross rishkroi 13 këngët, duke punuar me një shumëllojshmëri të producentëve bashkëkohorë të pop-it, përfshirë Jack Antonoff, i cili është bërë një bashkëpunëtor kryesor për artistet femra si Taylor Swift, Lana Del Rey, St Vincent dhe Lorde.

Ky album që do të publikohet në muajin shtator të këtij viti, do të jetë albumi i 25-të solo i saj dhe i 43-ti në të gjithë karrierën e saj./UBTNews

Exit mobile version