Meteorologia Adiola Bani tha se dita e parë e javës ka nisur me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, situatë kjo që do të vijojë gjatë gjithë ditës.
Nga e marta deri mesditën e të premtes Bani sqaroi se moti do të jetë i kthjellët, vranësirat do të jenë kalimtare dhe temperaturat do të jenë tipike vjeshte.
Ndërkohë nga e premtja e në vijim ditët do të jenë me vranësira të dendura dhe shira që në disa zona do të jenë intensiv. Do të shënohet një rënie e ndjeshme e temperaturave gjithashtu, ku në zonat malore do të arrijnë deri në -2 gradë Celcius.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë me mot të kthjellët deri të premten me temperatura deri në 18 gradë Celcius, ndërsa në fundjavë temperaturat do të arrijnë minimumi deri në -4 gradë.