Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Stamford Bridge”, ku kampioni aktual evropian Chelsea pret në shtëpi gjigandin italian Juventus.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku “Zonja e Vjetër” e ka siguruar kualifikimin tutje për në eliminatore nga Grupi H, përcjell KosovaPress.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Chelsea regjistroi fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Malmos, kurse Juventusi e siguroi kualifikimin tutje me fitore ndaj Zenitit me rezultat 4:2.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Juventusi zë vendin e parë në Grupin H me gjithsej 12 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm Chelsea që zë vendin e dytë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për “Zonjën e Vjetër” nuk do të paraqiten Bernardeschi, Chiellini, De Sciglio dhe Ramsey, kurse për “Blutë” e Londrës nuk do të paraqitet mesfushori Kovacic, kurse në dyshim janë dyshja e sulmit Havertz dhe Lukaku.
Formacionet e mundshme të Chelseat dhe Juventusit i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Rudiger, Christensen, Silva; James, Jorginho, Kante, Alonso; Hudson-Odoi, Mount; Werner
Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Sandro; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot; Morata, Chiesa
Grupi H
21:00 Chelsea – Juventus (Stadiumi Stamford Bridge)