UBT News

Depeche Mode me album të ri dhe turne botëror

Ashtu si të mëdhenjtë e tjerë të muzikës si Elton John apo Bob Dylan, anëtarët e grupit britanik elektro-pop Depeche Mode nuk janë gati të pensionohen. Dhe pse duhet të jenë? Ikonat e skenës kanë fansa në tërë botën, edhe disa dekada pas ngritjes së tyre në famë në vitet 1980.

Anëtarët e përhershëm të grupit, kitaristi dhe tastieristi, Martin Gore dhe këngëtari kryesor, Dave Gahan, njoftuan në Berlin se do të publikojnë një album të ri “kah fundi i marsit” dhe do të nisin një turne botëror.

Grupi regjistroi albumin e fundit në Santa Barbara dhe së shpejti do të kthehet në New York për ta finalizuar atë.

Depeche Mode u formua në Basildon, Essex, në Angli në vitin 1980. Kombinimi i zërit të veçantë të Dave Gahan me tekstet e jashtëzakonshme të shkruara nga Martin Gore, rrëmbeu zemrën e publikut./UBTNews/

Exit mobile version