UBT News

Dënohet me tetë vjet burg burri që frikësoi një dëshmitar në rastin ndaj këngëtarit R.Kelly

Një burrë u dënua me tetë vjet burg për frikësimin e një dëshmitari në procesin gjyqësor ndaj këngëtarit R.Kelly.

Michael Williams djegu veturën e babait të dëshmitarit për shkak se dëshmoi kundër këngëtarit.

R.Kelly mund ta kalojë jetën në burg meqë është fajtor për abuzim seksual me femra dhe fëmijë për pothuajse 20 vjet.

Kërcënimi i sigurisë së viktimave “nuk do të tolerohet kurrë”, tha Prokurori i ShBA-së për Distriktin Lindor të New York-ut.

Williams pranoi se kishte përdorur benzinë ​​për t’i vënë zjarrin një veture në qershor të vitit 2020 që ishte parkuar jashtë një rezidence në Florida ku viktima ishte duke qëndruar./UBTNews

Exit mobile version