Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.
Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.
Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.
Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.