UBT News

Dënohet me 10,000 euro Leonardo Bonucci

Përplasja verbale dhe fizike me zyrtarin e Interit në fund të ndeshjes Juventus-Inter i ka kushtuar qendërmbrojtësit, Leonardo Bonucci.

Incidenti ndodhi në sekondat e fundit të vazhdimeve në finalen e Superkupës së Italisë e cila përfundoi me fitoren e Interit me rezultat 2-1.

Bonucci u përplas me njërin nga anëtarët e stafit teknik të Interit i cili po e festonte golin e vonshëm të sulmuesit kilian.

Për këtë veprim të tij, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë e ka dënuar qendërmbrojtësin e Juventusit me 10.000 euro.

Exit mobile version