Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur amerikane, Demi Lovato thotë se ishte dhunuar kur ka qenë adoleshente, derisa po punonte në “Disney Channel”.
28-vjeçarja zbuloi në dokumentarin e saj “DemiLovato: Dancing with the Devil”, se personi që kreu këtë vepër nuk u përball me pasoja.
Demi nuk bëri të ditur emrin e këtij personi, por tha se e takonte shumë shpesh atë.
Në këtë dokumentar ajo flet edhe për dëmin që i ka shkaktuar overdoza në vitin 2018. Ajo u dërgua në spital pa ndjenja.
Këngëtarja e mirënjohur edhe më parë kishte folur hapur për betejat që i ka hasur gjatë jetës së saj personale dhe profesionale./UBTNews