UBT News

Demi Lovato pësoi tri sulme në tru dhe një në zemër

Këngëtarja e mirënjohur, Demi Lovato zbuloi se kishte pësuar tri sulme në tru dhe një sulm në zemër pas mbidozës në vitin 2018, dhe mjekët i thanë se ishte shumë pranë vdekjes.

Ylli i pop-it perms një videoje të shkurtër të dokumentarit deklaroi se “mjekët i thanë që i kishte vetëm 5-10 minuta”.

Ajo shtoi se ka ende ‘probleme në tru dhe se i ndjen pasojat’. Sipas saj, ajo ka probleme me shikim, që nënkupton se ajo s’mund të vozisë dhe ka vështirësi në lexim.

Ajo u dërgua në spital korrikun e vitit 2018, pasi u gjet pavetëdije në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Në trailerin e dokumentarit të saj, “Dancing With The Devil”, ajo deklaroi se kishte shumë jetëra, sikurse maca.

“Po e jetoj jetën e nëntë”, deklaroi ajo.

Lovato foli hapur për luftën me shëndetin mendor dhe varësitë përgjatë karrierës së saj./UBTNews

Exit mobile version