Demi Lovato u detyrua të merrte një vendim të vështirë në mes të turneut të saj të suksesshëm ‘Holy Fvck’. Ajo nuk mundi të këndonte të mërkurën e 5 tetorit.
Këngëtarja, e cila së fundmi surprizoi publikun në Los Angeles me disa të ftuar specialë, njoftoi se duhej ta shtynte shfaqjen e saj në Rosemont, Illinois, teksa u premtoi fansave se do ta ricaktojë një datë tjetër kur do ta mbajë koncertin.
Ndërsa Demi thotë se kjo ishte “gjëja absolutisht e fundit” që donte të bënte, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta shtynte koncertin./UBTNews/