UBT News

Dele Alli, transferi i parë i Pochettinos te Paris Saint-Germain

Mauricio Pochettino do ta bëjë Dele Allin transferimin e parë, nëse ai e merr kreun e Paris Saint-Germain, raporton “The Sun”.

Alli ka qenë lojtarë kyç nën urdhrat e argjentinasit tek Tottenhami, por tani nuk është më në planet e teknikut Jose Mourinho.

24 vjeçari anglez ka bërë vetëm katër paraqitje për Tottenham Hotspur këtë edicion, dhe pritet të largohet nga skuadra angleze me fillim të merkatos dimërore, në janar të vitit 2021.

Kujtojmë se Pochettino është afër marrëveshjes me skuadrën e yjeve të Paris Saint-Germain, teksa po pritet vetëm njoftimi për ndërprerjen e kontratës me teknikun aktual të skuadrës franceze, Thomas Tuchel./UBTNews

Exit mobile version