Vetura e tipit BMW, në të cilën u vra reperi Tupac Shakur 25 vite më parë, ka dalë në shitje për 1.7 milion dollarë, sipas TMZ.
Muzikanti legjendar ishte ulur në karrigen e pasagjerëve kur u qëllua për vdekje në Las Vegas, Nevada.
Makina e tij tani është në ankand nga një tregtar në të njëjtin qytet pasi u restaurua me përpikëri. Vrimat e plumbave, të cilat shërbyen si një kujtesë e historisë së tmerrshme të makinës, që atëherë janë riparuar dhe rikthyer në gjendjen e saj origjinale.
Makinën po e ngiste producenti Suge Knight kur ata u qëlluan. Ata sapo kishin dalë nga një kazino ku kishin përcjellë një ndeshje boksi. Dëshmitarët përshkruan se kishin parë një Cadillac të bardhë të ngjitej së bashku me BMW-në e zezë, nga e cila sulmuesi më pas gjuajti në pak sekonda.
Shakur, 25 vjeç, u godit në gjoks, krah dhe kofshë nga katër fishekë të kalibrit 0.40./UBTNews