Kostumi i të ndjerit Elvis Presley do të dalë në ankand. Krijuesi i hitit “The Blue Suede Shoes” veshi këtë kostum që u dizajnua nga Bill Belew për një serë shfaqjesh në Madison Square Garden të New Yorkut, në vitin 1972. Tani fansat mund ta kenë kostumin e tij.
“Kruse GWS Auctions” do të fillojë me ofertën të shtunën, ku kostumi ka një çmim fillestar 350 mijë dollarë e pelerina 50 mijë dollarë.
Edhe disa gjësende që i takonin atij do të dalin në ankand, përfshirë një koleksion të flokëve të tij që ia kishte ruajtur berberi, helmeta që e mbante në këngën “Viva Las Vegas”, dhe Biblën që ia kishte dhuruar një fans i tij./UBTNews