UBT News

Del në ankand fustani që Amy Winehouse e veshi në performancën e saj të fundit

Fustani që Amy Winehouse e veshi në performancën e saj të fundit para vdekjes tragjike po del në ankand  – dhe mund të shitet deri në 14 mijë funta.

Mini-fustani me simbole dhe me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë, i dizajnuar nga stilistja e saj Naomi Perry do të dale në ankand në fondacionin “Amy Winehouse”, që punon për t’i frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë të krijojnë vetëbesim dhe ta vlerësojnë veten.

Në ankand do të dalin edhe artefakte të saj, rroba, çanta dhe veshje të brendshme për të mbledhur para për fondacionin e saj bamirës.

“Amy Winehouse është një nga ikonat e rralla dhe të shquara të muzikës, fuqia e jashtëzakonshme dhe shprehja shpirtërore e së cilës në çdo fjalë dhe shënim që ajo këndoi me zërin e saj të veçantë nuk mbetet e pakrahasueshme nga asnjë artist tjetër në historinë e muzikës”, tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i ankandit Julien’s Auctions.

Ky fustan që e veshi gjatë performancës së saj të fundit në Beograd të Serbisë në qershor të vitit 2011, vlerësohet se do të shitet deri në 14 mijë funta.

Në Festivalin Tuborg të Beogradit, këngëtarja kishte një paraqitje të ç’orientuar në skenë dhe ajo u përjashtua nga skena. Turneu i saj evropian u anulua dhe ajo qëndroi për një javë në klinikën The Priory.

Këngëtarja u gjet e vdekur në banesën e saj në Camden, në veri të Londrës, rreth një muaji më vonë, më 23 korrik të vitit 2011. Ajo vdiq në moshën 27-vjeçare nga helmimi nga alkooli./UBTNews

Exit mobile version