Kënga “Dance Monkey” nga Tones and I, e cila po cilësohet si “përbindësh” ka arritur që të kryesojë listat e të gjitha kohërave në platformën për kërkim të muzikës Shazam. Vepra nga këngëtarja australiane është kërkuar 36.6 milionë herë që nga maji i vitit 2019 kur u lansua për herë të parë.
Nga rreth 200 milionë njerëz që perdorin çdo muaj këtë aplikacion, 36.6 milionë kanë kërkuar të dinë emrin e ritmit të këngës që deri më tani ka arritur të lëshohet 1.3 miliardë herë në YouTube.
Në një deklaratë nga Tones ajo tregon se Shazam ka qenë arsyeja kryesore për krijimin e fan bazës së saj.
“Shazam ka qenë platformë e madhe për mua sa i përket arritjes së njerëzve. Nuk pata ndjekës kur u lansua ‘Dance Monkey’, por më dha mundësinë që të arrijë më shumë njerëz për të ngritur bazën e fansave të mi”, u shpreh Tones për Variety.
Në listën e publikuar nga Shazam, kënga e dytë më e kërkuar është bashkëpunimi mes Robin Schulz, Lilly Wood & the Prick “Prayer in C”, ndërsa më poshtë keni listën e plotë me 10 këngët më të kërkuara në Shazam.
- Tones and I “Dance Monkey”
- Robin Schulz, Lilly Wood & the Prick “Prayer in C”
- Passenger “Let Her Go”
- Avicii “Wake Me Up”
- Major Lazer “Lean on”
- Ed Sheeran “Thinking Out Loud”
- Sia “Cheap Thrills”
- Gotye “Somebody That I Used to Know”
- Kings, Cookin’ on 3 Burners “This Girl”
- Hozier “Take Me to Church”
Shazam është aplikacioni që lejon përdoruesit të identifikojnë këngët duke regjistruar pak nga melodia e saj. Ky aplikacion përdoret nga përdoruesit që nga viti 2008./UBTNews