Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ku përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë.
Ndeshja Kosovë – Sllovaki do të zhvillohet më 27 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:00, në Palestra sportive Sezai Surroi, në Prizren.
Sipas njoftimit, biletat do të jenë në dispozicion nga sot deri më 27 shkurt 2026 dhe mund të blihen në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, që ndodhet përballë Palestra sportive Sezai Surroi.
Kjo sfidë është e vlefshme për raundin e dytë parakualifikues drejt EuroBasket 2029, ndërsa FBK u ka bërë thirrje tifozëve që të mbështesin ekipin kombëtar në këtë përballje të rëndësishme.
Ekipi i Kombëtares së Kosovës në basket do të përfaqësohet nga këta lojtarë:
Valon Bunjaku
Divine Myles
Musab Mala
Jon Ismajli
Mikaile Tmusic
Erjon Kastrati
Arian Qallaku
Muhamedali Janjeva
Samir Zekiqi
Bardh Istrefi
Gëzim Morina
Dardan Kapiti
Lis Shoshi
Të ftuar nga shtabi teknik, por që nuk do të jenë të disponueshëm për këtë ndeshje:
Dardan Berisha
Drilon Hajrizi
Meriton Ismaili
Pas vlerësimit të stafit mjekësor, është konstatuar se këta lojtarë kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje.
Kosova synon një paraqitje të fortë para publikut vendas, ndërsa përkrahja nga tribuna pritet të jetë një shtysë e madhe në këtë sfidë të rëndësishme.
D.L
