Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin e saj, “Dafinë Moj”.
“Dafinë Moj” ka plot 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me nënën e saj, Melihate Zeqiri, e cila më parë ka qenë gjithashtu këngëtare/
Ndërsa bashkëpunimet tjera janë me artistët: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.
