UBT News

Dafina Zeqiri publikoi listën e këngëve të albumit “Dafinë Moj”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka kohë që është duke punuar në albumin e saj të ri, “Dafinë Moj”.

Këngëtarja është duke finalizuar albumin e radhës, për të cilin ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të estradës, madje ka edhe një bashkëpunim me të ëmën. Përveç që zbuloi kopertinën e albumit, artistja publikoi edhe listën e këngëve që ka ky album.

Dafina ka edhe një bashkëpunim me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna. Kënga titullohet“Sunny Hill”, dhe është bashkëpunimi i dytë për dyshen pas hitit “Vibe”, që e kishin sjellë në bashkëpunim me reperin 2po2./UBTNews

Exit mobile version